Shkarkohet trajneri i parë në Serie A

Futboll

Shkarkohet trajneri i parë në Serie A

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 12:37
Shkarkohet trajneri i parë në Serie A

Pritej vetëm statusi zyrtar, tani ka mbërritur dhe ai. Aventura e Eusebio Di Francesco në krye të Veronës ka përfunduar. Kjo u njoftua nga klubi në fjalë përmes një deklarate për shtyp, që u shfaq në faqen e internetit:

Hellas Verona FC njofton se e ka liruar Eusebio Di Francesco nga pozita e trajnerit të ekipit të parë. Klubi verdheblu do të donte të falënderonte zotin Di Francesco dhe stafin e tij për punën e tyre deri më tani”.

Verona ka pasur një start katastrofik të sezonit. Pas tri javëve të para në kampionat është ende e fundit, pa asnjë pikë. Ky fillim i keq u shënua nga humbjet kundër Sassuolo (3-2 në shtëpi në debutim), Interit (3-1 brenda) dhe së fundi kundër Bologna (1-0 jashtë).

Një seri ndoshta e papritur negative, duke pasur parasysh atë që Verona ka bërë në sezonet e fundit dhe që çoi në vendimin për ta shkarkuar Eusebio Di Francesco.

Siç raportohet nga “Sky”, i preferuari për ta zënë vendin e tij është Igor Tudor, më parë trajner i Udinese, si dhe asistent i Pirlos te Juve, sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat