Ancelotti me dhimbje koke

Futboll

Ancelotti me dhimbje koke

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:53
Ancelotti me dhimbje koke

Reali i Madridit kryeson renditjen në LaLiga pas katër javëve të para me 10 pikë, por nga infermieria e madrilenëve vijnë lajme jo të mira. Pikërisht në një moment delikat për skuadrën, me kalendarin e ngjeshur, Ancelotti duhet të bëjë pa shërbimet e tre lojtarëve, Bale, Marcelo dhe Mendy.

Uellsiani ka pësuar një dëmtim në kaviljen e tij te djathtë dhe pritet të mungojë për tri javët e ardhshme, duke humbur ne total 6 ndeshje, katër ne  LaLiga dhe dy në Champions League.

Gareth ndjeu shqetësime përpara sfidës me Celta Vigon, pikërisht në momentin kur lojtarët ishin në nxehmje. Në pamje të parë, shkalla e dëmtimit nuk dukej shqetësuese, por ekzaminimet e ditës së hënë nxorën në pah problemin e sulmuesit. Një humbje e rëndësishme për madrilenët dhe vetë teknikun italian, Ancelotti, që duhet të rishikojë sërish organikën dhe skemat e tij.

Gjithashtu nuk është aspak një moment i mirë edhe për vetë lojtarin, i cili në sezonin e kaluar 2020/21 me Tottenham Hotspur ka munguar në 3 momente të ndryshme. Ai qëndroi jashtë fushave të blerta në Ishull për rreth 40 ditë për një problem në gju, më pas 10 ditë për shkak të Covid-19 dhe në fund 18 ditë të tjera për një problem të muskujve.

Një gjendje e tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në formën e tij dhe duket se përsëri është i dënuar të vuajë një tjetër dëmtim dhe tani nuk mbetet gjë tjetër, veçse të shpresohet te një rikthim i shpejtë i 32-vjeçarit.

Ndërkohë, sa i përket dyshes Marcelo – Mendy skuadra është ende në pritje për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat