Drita - Ballkani takohen të mërkurën, Cuculi optimist

Futboll

Drita - Ballkani takohen të mërkurën, Cuculi optimist

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 16:01
Drita - Ballkani takohen të mërkurën, Cuculi optimist

Drita dhe Ballkani do të takohen të mërkurën në super derbin e javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat pretendente për titull të kampionit kanë grumbulluar nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve të para.

Mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi ka qenë në konferencë për shtyp të gjilanasve para përballjes me Ballkanin.

Cuculi ka deklaruar se kjo ndeshje do t’i shërbejë njërës ose tjetrës skuadër për vazhdimësi në kampionat, por që nuk e vendos titullin.

Është vërtetë një ndeshje kampionale, pasi do të ndeshemi me një ekip të vështirë ku këto dy-tri vitet e fundit kanë treguar se kanë futbollistë shumë cilësor. Nuk është ndeshje se do të vendoset kampionati, por do të shërbej për vazhdimësinë e njërit ekip. Ne kërkojmë një rezultat pozitiv pse jo edhe fitoren për të vazhduar drejt kreut të kampionatit”,tha Cuculi.

Tutje mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka deklaruar se gëzon respekt të madh për rivalin e nesërm.

Loja si do të jetë nesër do e shohim në fushë, por gjithësesi unë kam respekt të veçantë për ekipin e Ballkanit dhe ka një skuadër me shumë futbollistë cilësor ku këto dy vite të fundit luajnë bashkë. Por mos të harrojmë se këto vitet e fundit ka bërë volum në kampionat ku shpesh herë kanë qenë edhe në kreun e tabelës dhe i respektojmë shumë, por duke i ditur gjithmonë edhe vlerat e ekipit tonë prandaj rezultati vendoset në fushë, e rëndësishme është qe në të fitojmë për vazhdimësinë e kampionatit”, përfundoi Cuculi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat