Skuadra zvicerane gjunjëzon Manchester Utd e Cristiano Ronaldos

Futboll

Skuadra zvicerane gjunjëzon Manchester Utd e Cristiano Ronaldos

Nga: K.Goca Më: 14 shtator 2021 Në ora: 18:25
Skuadra zvicerane gjunjëzon Manchester Utd e Cristiano Ronaldos

Senzacion në Bernë të Zvicrës, Young Boys gjunjëzon me rezultat 2:1 Manchester Utd. 

Futbollisti Cristiano Ronaldon shënoi por nuk i mjaftoi as për një pikë Manchester Utd, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit F të Champions League.

Skuadra zvicerane ndali tre pikë të mëdha në konak të vetin në përballje me “Djajtë e Kuq”.   

Cristiano Ronaldo shënoi nga afërsia pa vështirësi pas asistimit të Fernandes në minutën e 14-të.

Manchester Utd mbetet pa një lojtar, Aaron Wan-Bissaka përjashtohet me karton të kuq në minutën e 35-të.

Kjo ia komplikoi punët bë vazhdim të ndeshjes.

Në minutën e 66-të, Moumi Ngamaleu barazon rezultatin 1:1.

Në minutën e 90+5, Siebatcheu shënon për fitoren e madhe të skuadrës zviucerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat