Kjo është arsyeja që Shaqiri nuk do të luajë...

Futboll

Kjo është arsyeja që Shaqiri nuk do të luajë...

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 22:09
Kjo është arsyeja që Shaqiri nuk do të luajë në Skoci

Lyoni do të duhet të luajë pa Xherdan Shaqirin në Skoci.

Arsyeja? Ylli i Zvicrës ka marrë vetëm një dozë të vaksinës anti-COVID-19.

Futbollisti nga Kosova nuk do të mundet të hipë në aeroplan për në Skoci në mëngjesin e së mërkurës, kur Lyoni të përballet me kampionin skocez, Rangers Glasgow.

Lyoni përballet me gjigantin skocez në Europa League, derisa mungesën e Shaqirit e konfirmon “L’Equipe”.

Klubi francez ka marrë një letër nga Ministria e Sportit, ku thuhet se zviceranët duhet të karantinohen pasi të kthehen nga ishulli.

Kështu, Shaqiri do ta humbiste ndeshjen e së dielës ndaj PSG-s dhe ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Troyesit.

Arsyeja? Shaqiri e ka marrë vetëm një vaksinë anti-COVID – në fund të muajit gusht – pas transferimit nga Liverpooli në Francë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat