Reagon pas humbjes së Manchester Utd

Futboll

Reagon pas humbjes së Manchester Utd

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 23:31
Reagon pas humbjes së Manchester Utd

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer paraqiti zhgënjimin e tij për humbjen e skuadrës së tij në ndeshjen hapëse të këtij sezoni të UEFA Champions League, por këmbënguli se ka shumë kohë për t`u rikthyer pas humbjes 2:1 ndaj Young Boys.

Cristiano Ronaldo kishte çuar Unitedin në epërsi në stadiumin Wankdorf në Bern,  por skuadra vendase u përgjigj me dy gola në pjesën e dytë. Goli i fitores për vendasit erdhi në sekondat e fundit të lojës.

"Dukej si një pikë e fituar dhe një pikë e mirë në një lojë të vështirë. Kur të shënoni golin e parë mendoni se keni një shans të madh, mjafton të fitoni ndeshjen, por për fat të keq ai largim i Bissakas dha ndikimin e vet”, tha fillimisht Solskjaer.

“Ne u treguam pak sa dembelë në fazën sulmuese dhe kjo edhe na kushtoi. Kjo ndodh në një lojë. Ky është futbolli. Ka ulje dhe ngritje.

Ju keni momente të mëdha, keni momente që shkojnë në favor dhe kundër jush. Ne do ta trajtojmë këtë situatë”, tha në fund norvegjezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat