Prestigjozja spanjolle: Katër ndeshjet e radhës vendimtare për Koemanin

Futboll

Prestigjozja spanjolle: Katër ndeshjet e radhës vendimtare për Koemanin

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 14:29
Prestigjozja spanjolle: Katër ndeshjet e radhës vendimtare për Koemanin

E ardhmja e trajnerit Ronald Koeman te Barcelona ka nisur të jetë në dyshime.

Katalunasit u mposhten dje bindshëm nga Bayern Munich 0:3, derisa për herë të parë në histori nuk arritën të bëjnë asnjë gjuajtje në kornizë të portës.

Tani, sipas AS, katër ndeshjet e radhës për trajnerin Ronald Koeman do jenë vendimtare.

Në rast që tekniku holandez dështon të fitojë ndaj Granadas, Cadizit, Levantes ose Benficës, atëherë e ardhmja do jetë vërtet në rrezik.

Ndeshja kundër Atletico Madridit sipas mediumit spanjoll nuk numërohet.

Ndërkohë, Barcelona këtë fundjavë do  të përballet me Granadan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat