Kukësi zgjedh “Elbasan Arenën”

Futboll

Kukësi zgjedh “Elbasan Arenën”

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:38
Kukësi zgjedh “Elbasan Arenën”

Stadiumi i Kukësit pritet të përfundojë së shpejti, prandaj skuadrës verilindore i duhet të luajë ende disa ndeshje jashtë shtëpisë së vetë. Kukësi ka zgjedhur “Elbasan Arenën” si impiantin ku do të presin Kastriotin në javën e dytë të “Abissnet Superiores”, por i rezervon një dhuratë të bukur të gjithë tifozëve të skuadrës.

Verilindorët njoftojnë përmes faqes zyrtare në “Facebook” se hyrja për duelin me Kastriotin do të jetë falas për të gjithë tifozët e ekipit kuksian.

Skuadra jonë luan ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për skuadrën tonë si pritëse me tifozë. Për shkak të pandemisë, për më shumë se një vit skuadra ka luajtur pa tifozë teksa ndeshjen e javës së dytë në “Elbasan Arena”, ju mirëpresim. Presidenca ka vendosur që hyrja në stadium të jetë pa bileta.

Të gjithë tifozët mund të hyjnë falas në “Elbasan Arena””, shkruan klubi i Kukësit në lajmërimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat