Mirlind Daku shënon me Osijekun

Futboll

Mirlind Daku shënon me Osijekun

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:26
Mirlind Daku shënon me Osijekun

Mirlind Daku ka filluar ngadalë, por me hapa të sigurt shkëlqimin në Kroaci.

Sulmuesi gjilanas kishte shumë oferta gjatë verës, por skuadra e Osijekut nuk e lejoi largimin e tij.

Daku po merr gjithnjë e më shumë minuta tek kjo skuadër, derisa ka gjetur edhe golin e parë.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar në fitoren e skuadrës së tij 0:3 në udhëtim te Bednja Beletinec në kuadër të 1/16 në Kupën e Kroacisë.

Ish-anëtari i Llapit, Kukësit e Ballkanit realizoi golin e tretë për Osijekun.

Për Dakun ky ishte goli i parë me fanellën e Osijekut në ndeshje zyrtare.

Tek klubi kroat kanë besim të madh te Daku dhe ky gol mund t’i jap besim gjilanasit për ndeshjet e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat