E çuditshme, por e vërtetë, e detyruan Ronaldon të shpërngulet

Futboll

E çuditshme, por e vërtetë, e detyruan Ronaldon të shpërngulet

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:46
E çuditshme, por e vërtetë, e detyruan Ronaldon të shpërngulet

E çuditshme, por e vërtetë, Cristiano Ronaldo është larguar nga vila e tij në fshat, për shkak të prezencës së deleve.

Ylli portugez ishte zhvendosur në një shtëpi në fshat prej 23 hektarësh, me vlerë 6 milionë euro.

Një banesë larg zhurmës dhe shqetësimeve të qytetit, për t’i ofruar relaksin e nevojshëm futbollistit të JManchester Utd.

Por CR7 ka mundur të rezistojë vetëm 1 javë, teksa sipas raportimeve të “The Sun”, zhurma e shkaktuar nga delet, veçanërisht në orët e para të mëngjesit dhe frika për sigurinë e familjes së tij, e detyruan Ronaldon të shpërngulet.

Edhe pse shtëpia ishte fantastike dhe e rrethuar nga fusha dhe pyetje, zhurma  shkaktuar nga delet në orët e para, teksa kalonin pranë vilës luksoze të portugezit, detyruan këtë të fundit që të zhvendosur në një zonë të quajtur Cheshire, në një shtëpi me pishinë, dhomë kinemaje dhe garazh për disa nga makinat e tij me vlerë 17 milionë paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat