Gabimi i Strakoshës i kushtoi Lazios

Futboll

Gabimi i Strakoshës i kushtoi Lazios

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 21:34
Gabimi i Strakoshës i kushtoi Lazios

Lazio e ka nisur me humbje aventurën në Europa League.

Të besuarit e Mauricio Sarrit u mposhtën 1-0 në Turqi nga Galatasaray.

Fajtori numër një për këtë humbje fatkeqësisht është portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Ai ka bërë një gabim prej amatori në minutën e 67’, duke pranuar gol në njëfarë mënyre që s’mund të pranohet as në futbollin amator, duke e futur vet topin në rrjetë, pasi nuk arriti ta kapë siç duhet.

Kjo i kushtoi me humbje Lazios që s’mundi të bëjë asgjë deri në fund, ani pse u fut në lojë edhe Vedat Muriqi, duke luajtur për 20 minuta.

Ky gabim mund t’i kushtojë shume edhe Strakoshës që edhe ashtu nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat