Kean: Nuk e kam presionin e zëvendësimit të Ronaldos

Futboll

Kean: Nuk e kam presionin e zëvendësimit të Ronaldos

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 23:04
Moise Kean

Sulmuesi italian Moise Kean ka insistuar se nuk është duke e ndjerë presionin e zëvendësimit të Cristiano Ronaldos, pas rikthimit të tij tek Juventusi.

Ronaldo, i cili ka shënuar 101 gola në 134 paraqitje për Juventusin, u transferua këtë verë te Manchester United duke u rikthyer në stadiumin "Old Trafford".

Disa momente pas largimit të Ronaldos, Kean nënshkruajti me Juventusin në formë huazimi nga Evertoni, ku në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni për obligim blerjeje.

"Nuk e ndjej presionin për ta zëvendësuar Ronaldon. Vetëm dua të ndihmoj skuadrën tek e cila jam rritur dhe kam kaluar momente të bukura", tha Kean.

"Unë dua vetëm të luaj, nuk kam presion, vetëm se e ndjej si obligim veshjen e fanellës së Juventusit. Të vesh fanellën bardh e zi gjithmonë më ka sjellë emocione të mëdha", shtoi sulmuesi italian.

Kean është produkt i akademisë së Juventusit, ku në të kaluarën ai bëri debutimin e tij me "Zonjën e Vjetër" nën moshën 16 vjeçare, ku më pas në 16 paraqitje në Serie A kishte regjistruar shtatë gola, para se të transferohej tek skuadra e Evertonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat