Brdariç nuk fshihet, kërkon “hakmarrje”

Futboll

Brdariç nuk fshihet, kërkon “hakmarrje”

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:58
Brdariç nuk fshihet, kërkon “hakmarrje”

Vllaznia e nisi shkëlqyeshëm kampionatin e ri kombëtar të futbollit. Pesë gola të shënuar në fushën e Laçit, fitorja 5-3 aty janë sinjale të një sezoni që pritet të jetë edhe më i mirë se i shkuari, kur kuqeblutë fituan Kupën e Shqipërisë dhe dolën nënkampionë të vendit (me pikë të barabarta me Teutën, por një gol më pak).

Nesër, prej orës 19:45, në “Loro Boriçi” do të jetë mysafire Teuta. E thënë ndryshe, kampionët e vendit. Përsëritet shpejt në kohë pra finalja e Superkupës së Shqipërisë, e cila u fitua bindshëm nga durrsakët. Në një situatë të tillë të gjërave, është momenti për “hakmarrje” i shkodranëve, në të parën ndeshje para tifozëve të vet për këtë kampionat.

Trajneri Thomas Brdaric doli në konferencë për shtyp dhe bëri këtë prognozë të ndeshjes me “djemtë e detit”: “Mezi po e presim këtë sfidë, jemi gati dhe të gjithë, përfshitë dhe mua. Jemi të inkurajuar që të japim maksimumin tonë. E rëndësishme është të kemi mbështetje nga tifozët dhe të luajmë si ekip. Të jemi gati në çdo mënyrë të mundshme.

Fitorja me Laçin ka krijuar një atmosferë të mirë, por le fokusohemi tek ajo që duam. Është një rrugë e gjatë, të besojmë tek atmosfera, sepse po bëjmë një punë të madhe çdo ditë. Nëse fokusohemi sa duhet në lojë, do të jemi më të suksesshëm. Nesër do jetë ndeshje e rëndësishme, sepse do luajmë me Teutën, skuadër me të cilën i kemi disa gjëra pezull…

Të mos flasim shumë, pasi jemi të përqendruar te fusha e lojës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat