Kerët e Liverpoolit janë në bisedime me agjentët e Salahut

Futboll

Kerët e Liverpoolit janë në bisedime me agjentët e Salahut

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:57
Kerët e Liverpoolit janë në bisedime me agjentët e Salahut

Liverpooli ka disa lojtarë që tanimë iu ka ofruar kontrata afatgjate për t`i shpërblyer për kontributin e dhënë drejt triumfit të Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës angleze.

Ndër ta janë portieri Alisson Becker, mesfushori Fabinho, dhe mbrojtësi Virgil Van Dijk.

Po ashtu, krerët e Liverpoolit janë në bisedime me agjentët e Salah për t'i rinovuar kontratën "Mbretit egjiptian".

Trajneri i "Të Kuqve" Jurgen Klopp në një konferencë për media sot foli rreth situatës aktuale të Salah, duke mos dhënë shumë detaje mbi rinovimin e kontratës së tij.

"Shikoni, nuk kam ndonjë gjë për të thënë, veçanërisht unë sepse unë nuk jam i përfshirë. Kështu që nuk ka ndonjë detaj të ri", tha Klopp.

“Sigurisht që gjërat në të cilat jam i interesuar janë paraqitjet e tij, sa është i vëmendshëm, sa është i përkushtuar në këto momente. Dhe kjo është e gjitha. Asgjë e re për tu thënë", shtoi trajneri gjerman.

Mohamed Salah ka kontratë me gjigandin anglez deri në qershor të vitit 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat