​Tuchel i relaksuar rreth së ardhmes së Rudiger

Futboll

​Tuchel i relaksuar rreth së ardhmes së Rudiger

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:58
Tuchel/ Rudiger

Trajneri gjerman Thomas Tuchel është i relaksuar mbi situatën e të ardhmes së Antonio Rudiger, pavarësisht spekulimeve se ai mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Kontrata aktuale e Rudiger skadon në qershor të vitit të ardhshëm, dhe mbrojtësi gjerman ka qenë i lidhur me gjigantët evropian si Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munih.

Mbrojtësi gjerman ka treguar paraqitje tejet të mira nën urdhrat e Tuchel, dhe tani krerët e "bluve" dëshirojnë që ai të rinovojë kontratën e tij dhe të vazhdojë të ardhmen në "Stamford Bridge".

Po ashtu, trajneri Tuchel shpreson që Rudiger do të qëndrojë te Chelsea, por është i vëmendshëm që nuk mund të garantohet që ai do të qëndroj te kampioni evropian.

"Unë shpresoj që ata do të gjejnë një zgjidhje, por kjo gjë nuk është vetëm mes trajnerit dhe lojtarëve. Është mes klubit, lojtarëve dhe agjentit. Ne shpresojmë që ata do të gjejnë një zgjidhje", tha Tuchel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat