Një treshe sulmuese

Futboll

Një treshe sulmuese

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 13:00
Një treshe sulmuese

Saha, ish lojtari francez i Manchester United, ka treguar se çfarë do të thotë për Ligue 1 të kesh një treshe sulmuese si Neymar, Messi e Mbappe.

Ai është i lumtur që Mbappe qëndroi, për ta shijuar lojën e tre futbollistëve në fjalë, qoftë edhe vetëm për gjashtë muaj.

Brengosesha që Mbappe mund të shkonte në Madrid.

Të gjithë duam t’i shohim këtë treshe duke luajtur së bashku, qoftë edhe për 6 muaj, vetëm duam t’i shohim. Janë sikur të mblidhen aktorët më të mirë së bashku.

Është arsyeja se përse tifozë në mbarë botën e duan këtë sport, kjo treshe është thjesht mbresëlënëse. Jam fans i PSG-së dhe mund të them se jemi me fat që i kemi këta, që e kemi këtë treshe të veçantë, duhet t’i duam, t’i mbrojmë. E gjithë Ligue 1 është me fat”, u shpreh Saha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat