Kontaktet e para me Wernerin

Futboll

Kontaktet e para me Wernerin

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:24
Kontaktet e para me Wernerin

Erling Haaland me siguri është duke luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Borussias së Dortmundit.

Në përfundim të këtij edicioni futbollistik, do të hyjë në fuqi klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh e sulmuesit norvegjez nga Borussia e Dortmundit, një shifër që klubet e interesuara për talentit nordik do ta paguanin me sy mbyllur.

Haaland e ka nisur në mënyrë spektakolare edhe këtë sezon duke shënuar rregullisht me verdhezinjtë. Sëfundmi zërat për largimin e tij në fund të këtij sezoni nga Dortmundi me destinacion të ri kampionatin anglez ose La Ligan spanjolle janë shtuar edhe për faktin se Borussia ka nisur kontaktet e para me zëvendësuesin e Erling Haaland i cili me shumë gjasa do të jetë gjermani Timo Werner. Ish-lojtari i Leipzig ka shumë pak hapësira te Chelsea me mbrritjen e Lukakut dhe gjasat janë që të largohet nga Blutë e Londrës, ndoshta që në merkaton e janarit.

Chelsea shpenzoi rreth 55 milionë euro për të blerë kartonin e Timo Werner, një vit më parë dhe për ta lënë të lirë do të kërkojë të arkëtojë të paktën 40 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për arkat e Dortmundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat