Bayerni luajti si macja me miun me Bochumin, 7 copa në ‘kajmak’!

Futboll

Bayerni luajti si macja me miun me Bochumin, 7 copa në ‘kajmak’!

Nga: K.Goca Më: 18 shtator 2021 Në ora: 17:22
Sane

Bayerni është në formë më të mirë si në kampionatin gjerman si në garat ndërkombëtare. 

Kampioni gjerman nuk e kurseu Bochum-in, duke e demoluar me rezultat 7:0. 

Futbollistët bavarezë shtruan lojë të shpejtë e të hapur, siç thuhet në zhargonin sportiv, luajtën si macja me miun me kundërshtarin, 7 copa në ‘kajmak’.

Golat i shënuan Sane (17'), Kimmich (27' e 65'), Gnabry (32'), Lampropoulos (43'-autogol), Lewandwsoki (61'), Choupo - Moting (79').

Lewandowski me 7 gola i prin listës së shënuesve në Bundesliga I.

Pas së pestë jave, Bayerni kryeson me 13 pikë, ndërsa Bochum është në pozitën e 17-të me3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat