Shehi: Egnatian e vlerësojmë jo nga emri

Futboll

Shehi: Egnatian e vlerësojmë jo nga emri

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 18:33
Shehi: Egnatian e vlerësojmë jo nga emri

Egnatia meriton vlerësim maksimal, pavarësisht se e nisi kampionatin me humbje, në shtëpi përballë Kukësit. Ky është thelbi i deklaratës së trajnerit bardheblu, Orges Shehi, në prag të sfidës me ekipin rrogozhinas.

Egnatia është skuadër që po bën investime dhe në minutat e fundit të merkatos ka marrë lojtarë cilësorë, pra jemi të vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari që këtë vit ka ardhur në elitë, por brenda për brenda ka cilësi dhe lojtarë me peshë”.

Taulent Seferi do të jetë pjesë e formacionit, pasi e ka kaluar problemin fizik, duke iu bashkuar grupit në seancat e fundit.

“Seferi nuk është stërvitur me grupin vetëm ditët e para, por më pas është bashkuar.

Besoj se është në gjendje të luajë e për të qenë në formacion. Superliga ka kundërshtarë realisht të fortë. Egnatian nuk e perceptojmë nga emri, por nga cilësia e lojtarëve që ka".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat