Messi me PSG-në përballen me Lyonin e Xherdan Shaqirit

Futboll

Messi me PSG-në përballen me Lyonin e Xherdan Shaqirit

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:15
Messi me PSG-në përballen me Lyonin e Xherdan Shaqirit

Messi me PSG-në përballen me Lyonin e Xherdan Shaqirit!

Tre “tenorët” e PSG-së, Messi, Neymar e Mbappe zhgënjyen në sfidën e parë që luajtën bashkë, në Ligën e Kampionëve ndaj belgëve të Club Brugge, ku nuk arritën të shënojnë dhe të ndihmojnë ekipin për të marrë fitoren.

Megjithatë nëse Mbappe do t’ia dalë të lërë pas dëmtimin e lehtë të pësuar në Belgjikë, trajneri Pochettino do të mund t’u japë një tjetër shans tre yjeve të skuadrës për të treguar veten, këtë herë në një sfidë mjaft të rëndësishme si ajo ndaj Lyonit në kampionat.

Supersfida e kampionatit francez do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Parc Des Princes” dhe PSG do të provojë të nxjerrë njëherë e mirë nga gara për titullin kampion një rival si Lyioni, që ka bërë merkato të rëndësishme dhe do të provojë t’u ndalë hovin kryeqytetasve.

Bernat, Sergio Ramos dhe Verratti nuk do të jenë në dispozicion për sfidën e sotme dhe Mbappe është në dyshim, ndërsa trajneri Pochettino pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë italianin Donnarumma, i cili duket se është zhgënjyer jo pak nga pankinat e shumta në këto javë të para të sezonit.

Përveç PSG-Lyon, një tjetër sfidë mjaft interesante e Ligue 1 është edhe ajo Nice-Monaco, që do të transmetohet live në ekranin e Supersport duke nisur nga ora 13:30. Vendasit kanë bërë shumë mirë në këtë start të sezonit dhe numërojnë 9 pikë pas 4 javëve të para, ndryshe nga Monaco, që ka marrë vetëm 4 pikë në 5 ndeshje të luajtura.

Kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozëve, pasi stadiumi i Nice-s është pezulluar nga organet e Disiplinës, për atë mësymje të ultrasëve në fushë në ndeshjen ndaj Marseille, e cila u ndërpre dhe do të riluhet në një tjetër datë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat