Ndeshjet e Ligës së Parë priten me kureshtje

Futboll

Ndeshjet e Ligës së Parë priten me kureshtje

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:27
Ndeshjet e Ligës së Parë priten me kureshtje

Futboll të bukur ku pritet edhe spektakël golash do të jetë edhe në Ligën e Parë, pasi sot (e diele) zhvillohen plotë 6-të ndeshje në kuadër të javës së katërt në Grupin A dhe B.

Në Grupin A ndeshje më interesante pritet të jetë në “Riza Lushta” ku ballafaqohen Trepça ’89 dhe Onix, derisa dy ndeshjet tjera do të jenë Drenasi – Istogu dhe A&N – Rahoveci

Ndërsa në Grupin B takim më i zjarrtë pritet t’i vë përballë derbin rajonal në mes Vllaznisë dhe Vitisë, teksa dy përballjet tjera janë Kika – Flamurtari dhe Ferizaji – Vushtrria.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen nga ora 16:00 dhe Sheshi.info do të ju mbaj të informuar për çdo ndryshim rezultati në kohë reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat