Si renditen klubet e Kosovës dhe të Shqipërisë në UEFA?

Futboll

Si renditen klubet e Kosovës dhe të Shqipërisë në UEFA?

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:41
Laçi

Paraqitja e mirë e skuadrës së Laçit gjatë këtij sezoni në Konferencë Ligë i ka ngjitur kurbinasit në vendin e 189-të në renditjen e UEFA-s për klubet duke bërë skuadrën me koeficientin më të mirë nga klubet e Superiores në kompeticionet europiane.

Skuadra e Laçit numëron koeficientin 6 pasi kaluan dy ture në Konferencë Ligë. Në vendin e dytë vjen Kukësi i cili ka një koeficient të lartë.

Edhe pse nuk mori pjesë në Europë këtë sezon që lamë pas skuadra verilindore ka marrë pjesë rregullisht në vitet e fundit. Kukësi pozicionohet në vendin e 208-të me koeficient 5.5 duke lënë pas Teutën.

Durrsakët, me koeficient 4.5 janë në vendin e 261-të, 20 pozicione para Partizanit që tani ka koeficient 4.250. Në renditje ndodhet edhe Skënderbeu, i cili ka koeficient 4 dhe renditet i 291- ti në total.

Ndërkohë Tirana, ka një koeficient 2.75 dhe i pason korçarët, kurse në fund janë Vllaznia dhe Luftëtari që tashmë ka falimentuar, që kanë koeficientin 1.6.

Shkëndija e Tetovës renditet në pozitën më të mirë ku mban vendin e 125-të dhe ka një koeficient 9. E pason Shkupi që është në vendin e 263-të.

Nga Kosova kryeson Drita me koeficient 5 dhe në vendin e 217-të dhe Prishtina në të 280-ën. Llapi renditet i 392-ti me 1.6 dhe ngjitur më poshtë ka Gjilanin, Feronikelin dhe Trepçën’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat