Solskjaer nuk i mbetet gjë tjetër...

Futboll

Solskjaer nuk i mbetet gjë tjetër...

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 12:57
Solskjaer nuk i mbetet gjë tjetër...

Manchester United ishte një nga skuadrat më aktive gjatë merkatos së verës, duke afruar në ekip tre titullarë si Jadon Sancho, Raphael Varane dhe mbi të gjitha Cristiano Ronaldo, të cilët kanë shtuar ndjeshëm cilësinë dhe eksperiencën në skuadër.

Trajnerit Solskjaer nuk i mbetet gjë tjetër tashmë, veçse të menaxhojë një grup të tejmbushur me lojtarë cilësorë dhe t’i udhëheqë drejt suksesit, megjithatë norvegjezi do ta ketë të vështirë t’i kënaqë të gjithë me aktivizimin.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit po planifikojnë të shesin, apo largojnë në huazim të paktën 7 futbollistë në merkaton e janarit, shumë prej të cilëve emra që do t’i kishin zili një pjesë e madhe e klubeve europiane.

Kështu Donny Van de Beek, Anthony Martial, Jesse Lingard, Phil Johns, Eric Baily, Diogo Dalot dhe Alex Telles janë në listën e lojtarëve që nuk shihen me prioritet nga Solskjaer dhe drejtuesit e Man. United janë gati të vlerësojnë ofertat në drejtim të tyre.

Edhe gjatë verës këta futbollistë ishin në listën e lojtarëve që mund të largohen, por munguan ofertat konkrete për shitje, ndaj “djajtë e kuq” vendosën t’i mbajnë, por në janar mund t’i lënë të largohen qoftë edhe në huazim, për të mos prishur atmosferën në grup, me lojtarë të hatërmbetur për shkak të aktivizimit me pikatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat