Roma e Mourinhos shtanget në Veronë 

Futboll

Roma e Mourinhos shtanget në Veronë 

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2021 Në ora: 20:05
Roma e Mourinhos shtanget në Veronë 

Roma pëson humbjen e parë në Veronë. 

Humbje që shtang Romën e trajnerit Jose Mourinho, e cila ndërpreu serinë e fitoreve të njëpasnjëshme (3), duke u njoftuar me humbje e parë në kampionat, me rezultat 3:2 nga Verona.

Barak (49'), Caprari (54') e Faraoni (63') shënuan për Veronën dhe Pellegrini (36') e Iliç (58'-autogol) për Romën. 

Romakët bien në pozitën e katërt me 9 pikë dhe Verona zë vendin e 14-të me 3 sosh apo shënuan fitoren e parë pas tre humbjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat