Mashtrohet Ronaldo, i vjedhin 288 mijë euro

Futboll

Mashtrohet Ronaldo, i vjedhin 288 mijë euro

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:36
Cristiano Ronaldo

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë ndër personat më të flitur.

Jo vetëm për paraqitjet dhe golat për Man Unitedin, por edhe sepse ka qenë viktimë e një vjedhje të madh. 

Siç raporton “Jornal de Noticias”, portugezi u mashtrua nga një agjenci udhëtimi, ku i kishte besuar kartelat dhe kodet që nga shkurti i 2007 deri në qershor të vitit 2010.

Në detaje, ish yllit të Juventusit, i janë vjedhur 288 mijë euro.

Por, kjo nuk është e gjitha. CR7 nuk është viktima e vetme, ngase edhe të tjerë janë mashtruar për disa vite.

Agjenti i portugezit Jorge Mendes dhe futbollistët Nani dhe Manuel Fernandes gjithashtu kanë humbur se bashku 350 mijë euro.

Autori i mashtrimit, një 53-vjeçar u dënua nga gjykata e Portos në vitin 2017 me katër vite burg, pastaj u pezullua për të kompensuar dëmin me pagesë mujore ndaj ish punëdhënësit të saj, i cili atëherë veçse kishte vjedhur shumë të lartë nga CR7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat