Tre gjigantë evropianë në garë për Asension

Futboll

Tre gjigantë evropianë në garë për Asension

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 00:34
Marco Asension

Sulmuesi Marco Asensio është një ndër lojtarët që mund të largohet nga Real Madrid në mesin e sezonit.

Spanjolli ka refuzuar disa oferta në të kaluarën, por ka parë që nuk ka vend në formacionin e Carlo Ancelottit.

Me ‘shpërthimin’ e Vinicius, paraqitjet e mira të Rodrygos dhe Lucas Vazquez, plus ‘obligimin’ që të luajnë Hazard ose Bale, Asensio nuk ka vend në formacionin bazë, andaj preferon të largohet.

Momentalisht, spanjolli ende nuk ka vendosur, por është më i hapur për kalimin te ndonjë gjigant tjetër ku do luajë titullar.

Ndër klubet e interesuara, AC Milan e kërkoi verën e kaluar se bashku me Romën dhe Tottenhamin.

Mourinho e konsideron si pjesë e duhur për ta përforcuar skuadrën, derisa Spurs që kanë lidhje të mirë me Realin duan ta përsërisin, atë që bënë me Reguilon para dy viteve.

Vlera e Asensios në “Transfermarkt” është 35 milionë euro, por Real Madrid nuk e lejon të largohet pa u paguar 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat