Suarez flet për kritikat pas shkëlqimit ndaj Getafes

Futboll

Suarez flet për kritikat pas shkëlqimit ndaj Getafes

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 08:52
Suarez flet për kritikat pas shkëlqimit ndaj Getafes

Atletico Madrid dje mori pikët e plota në udhëtim te Getafe.

Në këtë takim ylli i ndeshjes ishte Luis Suarez që realizoi dy herë për ta përmbysur rezultatin nga 1 – 0 në 1 – 2.

Suarez shënoi 21 herë edicionin e kaluar, por këtë sezon nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë.

Sidoqoftë, uruguaiani ka folur për kritikat e mëdha, por beson që do vazhdojë të kalojë formë të mirë.

Mendoj se duhet të mësohemi të jetojmë me kritikat. Unë asnjëherë nuk i zbres krahët, do kuptoni se nuk jetojë nën kritika dhe gjitashtu nuk i besoj komplimenteve më të mira në botë”.

Kështu punoj unë. Ndonjëherë gjërat shkojnë mirë, ndonjëherë jo siç do doja unë, por jam duke e shijuar momentin”.

Ndërkohë, Suarez do riktakohet me klubin e vjetër, Liverpool në kuadër të kualifikimeve për LK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat