Zhgënjejnë Dinamo e Vllaznia

Futboll

Zhgënjejnë Dinamo e Vllaznia

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:18
Zhgënjejnë Dinamo e Vllaznia

Janë zhvilluar pasditen e sotme ndeshjet e para kualifikuese të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, teksa nuk kanë munguar as surprizat, me Labërinë që triumfoi 2-1 ndaj Vllaznisë dhe shtyu për në ndeshjen e kthimit verdiktin se kush do të kalojë për në turin tjetër.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Çobaj në minutën e 33-të, por Labëria barazoi në të 40-ën me penallti dhe gjeti golin e fitores në fillim të pjesës së dytë, duke arritur një sukses mjaft të rëndësishëm.

Zhgënjeu edhe Dinamo në Shijak, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Erzeni vendas, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e kthimit, ndërsa Laçi nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transfertën sarandiote ndaj Butrintit dhe Kukësi u ndal nga Maliqi në Librazhd me rezultatin e bardhë 0-0.

Prekën kualifikimin që në ndeshjen e parë skuadrat e tjera të Superiores si Teuta që u imponua me rezultatin 1-4 ndaj Luzit të Kavajës dhe Skënderbeu, Tirana e Partizani, të cilat fituan me rezultatin 0-3 në transfertat përkatëse ndaj Koplikut, Shkumbinit dhe Tërbunit të Pukës.

Bëri mirë edhe Kastrioti, që triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Elbasanit, ndërsa Tomori mposhti Lushnjën në derbi me shifrat 0-3 dhe vulosi kualifikimin, duke bërë që sfida e kthimit të jetë thjesht një formalitet për beratasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat