Shkualifikohet me 48 ndeshje

Futboll

Shkualifikohet me 48 ndeshje

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:53
Shkualifikohet me 48 ndeshje

Cili eshte Raschid Arsanukaev? Natyrisht, deri dje, askush nuk e njihte!

Futbollisti rus te Viktoria 62 Bregenz, ekipi i ligës së nëntë austriake, mori një shkualifikim: 48 ndeshje.

Arsyeja? Ai e goditi me kokë kundërshtarin por jo gjate lojes.

Kronen Zeitung tregoi në detaje çmendurinë e sulmuesit, i cili do të kthehet në fushat e futbollit vetëm në vjeshtën e vitit 2023: gjatë ndeshjes kundër SPG Göfis / Satteins të luajtur më 11 shtator, ai u përjashtua me një karton të verdhë të dyfishtë (i dyti për shkak të protestave).

I zemëruar me vendimin e gjyqtarit, ai thuhet se tha “Tani do t’ju tregoj se si dënohet nje futbollist” dhe më pas goditi në fytyrë rivalin më të afërt.

Viktima duhej t’i nënshtrohej një operacioni në hundë dhe do të duhet të vëzhgojë disa javë pushim.

Ashpërsia e episodit e bëri klubin të shkarkojë protagonistin: “Ne nuk mund të tolerojmë incidente të tilla. Arsanukaev nuk është më pjesë e klubit tonë”, njoftoi presidenti. Ngjarja është raportuar edhe në polici, e cila mund ta çojë në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat