Ancelotti: Benzema është lojtar i kompletuar

Futboll

Ancelotti: Benzema është lojtar i kompletuar

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 10:01
Carlo Ancelotti

Real Madridi regjistroi një fitore të thellë mbrëmë, duke mposhtur skuadrën e Mallorcas me rezultat 6-1, me një ‘hat-trick’ të Asensios, një ‘dopiete’ të Benzemas dhe një goli të Iscos.

Tekniku italian, Carlo Ancelotti tha fjalë të mëdha për sulmuesin Karim Benzema i cili po kalon në një formë jetësore, duke theksuar se ai është një sulmues i kompletuar në çdo kuptim.

“Fakti që ai ka shënuar kaq shumë gola mund t’ju bëjë të harroni se ai gjithashtu u kombinua mirë dhe erdhi për të shtuar edhe asiste,” u tha Ancelotti gazetarëve.

“Ai është një sulmues që nuk shënon vetëm gola. Ai është i kompletuar në çdo kuptim."

Kur ai të lodhet, ne do ta vendosim Luka Jovicin sepse ai po bën mirë mendoj. Është e vështirë për Joviçin sepse ai ka një konkurrencë kaq të ashpër. Por, ai pak që po luan, ai po bën mirë. Ai u afrua dy herë sonte dhe luajti mirë edhe në Valencia. Kur Benzema ka nevojë të pushojë, Jovic do të luajë”, u shpreh Ancelotti. 

Real Madridi është në një periudhë tranzicioni, teksa ata kërkojnë të balancojnë financat e tyre dhe të bëhen më të rinj, megjithatë Benzema mbetet një forcë vendimtare e qëndrueshme që mund t’i bëjë ata pretendentë për titull, pavarësisht largimeve të rëndësishme të skuadrës verën e kaluar.

Përveç kësaj, inteligjenca e tij në lojë mund të provojë një faktor kryesor në zhvillimet e Vinicius Junior dhe Rodrygo, ndër të tjera.

Benzema me ‘dopietën’ e tij regjistroi golin e tij të 200-të në La Liga, gjersa theu rekordin si lojtari me pjesëmarrjen më të lartë të golave pas gjashtë ndeshjeve të para të një sezoni të La Ligas në shekullin 21, duke u përfshirë në 15 sosh (8 gola e 7 asistime). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat