Pioli: Teo flet për titull dhe bën mirë

Futboll

Pioli: Teo flet për titull dhe bën mirë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:58
Pioli: Teo flet për titull dhe bën mirë

Zgjedhjet fillestare nuk e shpërblyen, por diti të korrigjonte në kohë skuadrën duke e drejtuar te fitorja e radhës në kampionat.

Stefano Pioli në konferencën për shtyp bëri analizën e suksesit të djeshëm duke i njohur meritat skuadrës, por njëkohësisht duke treguar se ka ende vend për shumë përmirësim.

Teo flet për titull dhe bën mirë.

Duhet të përfitojmë nga aspektet pozitive të ecurisë sonë. Jemi një ekip cilësor, por duhet të vijojmë të tregojmë çdo ndeshje se sa vlejmë. Të gjithë kanë dëshirë për sukses, por diferencën e bën ai ekip që punon më tepër.

Nëse djemtë e mi mendojnë se mund të shpallen kampionë, atëherë le të punojnë fort sepse vetëm kështu arrihet suksesi”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat