Portieri i Liverpool drejt kalimit te Basel

Futboll

Portieri i Liverpool drejt kalimit te Basel

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 15:17
Portieri i Liverpool drejt kalimit te Basel

Më në fund duket se Liverpooli do të lirohet nga Loris Karius, i cili iu bashkua klubit anglez në vitin 2016, por karriera e tij nuk vajti ashtu siç e prisnin.

Pas dy viteve të vështira në Angli 28-vjeçari ka kaluar tre vitet e fundit në huazim mes Turqisë ku u aktivizua me Beşiktaşhin dhe Gjermanisë ku aktualisht luan me Union Berlin.

Sipas mediave, portieri nuk do të qëndrojë gjatë në Bundesligë, pasi Basel ka kërkuar të blejë përfundimisht kartonin e tij, që zotërohet nga Liverpooli. Po sipas raportimeve të mediave, transferimi i Karius në Zvicër te Basel mund të arrihet që gjatë merkatos së dimrit.

Gjatë eksperiencës së tij te Liverpool, më shumë sesa për pritjet, Karius do të mbahet mend për gafat si ato në Ligën e Kampionëve, që u kanë kushtuar “the reds” humbjen në finale ndaj Realit të Madridit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat