Numrat flasin në favor të Simone Inzaghit

Futboll

Numrat flasin në favor të Simone Inzaghit

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:30
Numrat flasin në favor të Simone Inzaghit

Edhe tifozi më optimist i Interit nuk e kishte imagjinuar një nisje kaq të mirë të kampionatit pas largimit të Contes, Lukakut dhe Hakimit.

Gjithsesi pas 5 javëve të para, numrat flasin në favor të Simone Inzaghit, i cili së bashku me blerjet e reja Dzeko, Correa, Calhanoglu dhe Dumfries janë më mirë se sezoni i kaluar.

Këtë gjë mund të vërtetojnë edhe tre indikator të rëndësishëm, Ndryshe nga sezoni i kaluar, ekipi i Inzaghit ka 13 pikë (10 sezonin e kaluar), ka shënuar më shumë gola 18 (13 sezonin e kaluar) dhe ka pësuar më pak gola 5 nga 8 që ishte një vit më parë.

Tashmë detyra e trajnerit është që të mbajë një skuadër solide në mbrojtje dhe të dhurojë spektaklin që ka dhënë deri më tani në fazën e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat