Rexhepi shpreson në pikë të plota kundër ish-klubit të tij

Futboll

Rexhepi shpreson në pikë të plota kundër ish-klubit të tij

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:17
Rexhepi shpreson në pikë të plota kundër ish-klubit të tij

Futbollisti i talentuar i KF Besa nga Dobërdolli i Gostivarit, Fitor Rexhepi, nesër pritet të luaj kundër Vardarit, ish-skuadërs së tij për të cilët ka luajtur për pesë vite të plota.

Për gazetarin Reshat Ibraimi, kumanovari ka dhënë një intervistë interesante, ku ka folur për pritjet në derbin ndaj Vardarit, emocionet e të tjerë.

“Ndeshjen me Vardarin e presim që të jetë me intensitet të lartë, pasi të dy ekipet ndeshjen e fundit e kemi humbur. Mendoj se presioni është në të dy anët”, ka deklaruar Rexhepi, futbollisti kumanvar.

“Emocionet normal do të jenë të pranishme, pasi kam qenë pjesë eVardarit për 5 vite, megjithate fokusi im do të jetë se si ti fitojmë tre pikët e plota. Do të jetë vështirë, do të jetë një ndeshje me presion të madh, por me angazhim maksimal shpresoj të dalim me kokën lartë”, shtoi ai.

“Ne nuk do ta nënvlerësojmë Vardarin, pa marrë parasysh situatave që po i kalon. Trajneri i ri e njeh skuadrën e tij mirë, pasi me vite ka qenë pjesë e Vardarit, por ne në stadumin e Maxharit do të udhëtojmë me shpresë se nga atje do të kthehemi me tre pikë të mëdha”, përfundoi Fitor Rexhepi, lojtari i talentuar i KF Besa.

Ndeshja derbi e javës së 5-të në ligën e dytë-grupi i Perendimit ndërmjet Vardarit dhe KF Besa do të luhet në stadiumin Boris Trajkovski në Maxhari të Shkupit, të shtunën me fillim prej orës 15:00.

Në rendtijen tabelore, pas javës së 4-të, Besa mbanë vendin e pestë me 6 pikë, ndërsa Vardari i shtati me 4 pikë. Kryeson Sileksi me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat