Donnarumma i pakënaqur te PSG-ja

Futboll

Donnarumma i pakënaqur te PSG-ja

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:49
Donnarumma i pakënaqur te PSG-ja

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, thuhet se është i pakënaqur te Paris Saint-Germain, kështu që Juventusi mund të ndryshojë mendje, duke u përpjekur të nënshkruajë me të gjatë verës.

Donnarumma iu bashkua Paris Saint-Germainit në një transferim falas nga Milani gjatë kësaj vere.

Sidoqoftë, ai ka luajtur vetëm dy nga shtatë ndeshjet e sezonit të PSG-së dhe sipas “Il Corriere della Sera” dhe “La Gazzetta dello Sport”, 22-vjeçari është i pakënaqur në klub ku priste të merrte më shumë kohë loje.

Agjenti i tij Mino Raiola kohëve të fundit ka konfirmuar se ai kishte qenë në bisedime me Juventusin para se të transferohej Donnarumma në Paris.

“Bianconerët” vendosën të mos nënshkruajnë me ish-portierin e Milanit, sepse ata nuk mund të gjenin një kërkues për Wojciech Szczësny, i cili fiton 7 milionë euro në vit në Allianz Stadium deri në qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat