Lajm i mirë për Arsenalin në prag të derbit me Tottenham

Futboll

Lajm i mirë për Arsenalin në prag të derbit me Tottenham

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:51
Mikel Arteta

Arsenal ka pranuar lajme të mira në prag të sfidës derbi të Londrës Veriore ndaj Tottenham që zhvillohet të dielën.

Si rallë herë, faqja zyrtare e Arsenal ka konfirmuar se asnjë futbollist nuk do të jetë jashtë për këtë sfidë dhe se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për selektim.

Granit Xhaka ishte i suspenduar për tre ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Manchester City’t, megjithatë suspendimi i tij tani ka përfunduar dhe ai do të jetë gati për ndeshjen derbi ndaj Tottenham.

Derbi londinez zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 17:30 në Emirates Stadium. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat