Klubet e Premier Ligës po bëjnë përpjekje për ti bindur lojtarët për vaksinimin kundër Covid-it

Futboll

Klubet e Premier Ligës po bëjnë përpjekje për ti bindur lojtarët për vaksinimin kundër Covid-it

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Raportohet se klubet e Premier Ligës do të bëjnë presion tek lojtarët për t’i bindur ata që të vaksionhen, pasi është ende një numër i konsiderueshëm që kanë refuzuar të vaksinohen.

Raportet e gazetave të premten sugjerojnë se vetëm rreth 35 përqind e lojtarëve në divizionin e lartë janë vaksionuar, por raporte të afërta brenda Premierligës i kanë thënë ‘Sky Sports News’ se numrat në fakt janë shumë më të larta se kaq.

Një shtytje e re për të rritur numrin e vaksinimeve të koronavirusit midis lojtarëve është duke u zhvilluar brenda klubeve të Premier Ligës, pasi u ngritën shqetësimet për nivelet e dobëta të marrjes së vaksinës.

Një numër i klubeve të Premier Ligës kanë shprehur shqetësime private për numrin relativisht të ulët të lojtarëve në skuadrat e tyre të cilët janë plotësisht të vaksinuar, por ‘Sky Sports News’ është thënë se klubet do t’i bëjnë vaksinimet prioritet brenda skuadrës.

Shumica e lojtarëve të ‘Premier League’ kanë pasur të paktën dozën e parë të vaksinimit, megjithatë nivelet e marrjes për dozën e dytë janë përshkruar si “zhgënjyese”.

Pas takimit të së mërkurës me drejtuesit e Premier Ligës në Londrën qendrore, klubet tani kanë rënë dakord të diskutojnë çështjen përsëri me lojtarët e tyre dhe t’i inkurajojnë ata që të vaksinohen plotësisht sa më shpejt të jetë e mundur.

Premier Liga është e vendosur të qëndrojë një hap para masave më të rrepta që mund të futen nga Qeveria në muajt e ardhshëm, nëse ka një rritje të rasteve të koronavirusit.

Skuadrat plotësisht të vaksinuara gjithashtu e bëjnë trajnimin dhe udhëtimin shumë më të lehtë.

Zëvendësshefi mjekësor i Qeverisë Jonathan Van-Tam ka regjistruar një video, të dërguar në të gjitha klubet kryesore, ku ai foli në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë për rëndësinë e futbollistëve që marrin vaksinën. 

Në fjalimin tre minutësh, Van-Tam u përgjigjet disa prej shqetësimeve që lojtarët kishin ngritur në lidhje me vaksinimet që nuk garantojnë që ju nuk do të kapeni nga koronavirusi.

Van-Tam iu përgjigj drejtpërdrejt asaj pike, duke thënë se ai ka parë një numër futbollistësh profesionistë të shtruar në spital si rezultat i virusit dhe se të qenit i vaksinuar dyfish zvogëlon shanset tuaja për sëmundje serioze ose vdekje deri në 95 përqind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat