Aston Villa befason, gjunjëzon Manchester Utd e Ronaldos në “Old Trafford’

Futboll

Aston Villa befason, gjunjëzon Manchester Utd e Ronaldos në “Old Trafford’

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2021 Në ora: 15:28
Pamje nga ndeshja

As laiku më i madh nuk e ka pritur se Aston Villa do të arrijë tre në “Old Trafford” në përballje me Manchester Utd shumë të favorizuar.

Ballafaqimi mes Manchester Utd dhe Aston Villës përfundoi me fitoren e mysafirëve, me rezultat 0:1.

Tre pikë të mëdha për ekipin nga Birminghami.

Në minutën e 88-të, heshtje në stadiumin “OLd Trafford”, Kortney Hause shënon për fitoren e madhe të Aston Villës. 

Futbollisti Cristiano Ronaldo me bashkëlojtarë u munduan deri në pikën e fundit, por në asnjë formën nuk e gjetën formulën e golit të fitores.

Në minutën e 90+1, Manchester Utd pati rastin më të mirë, por Fernandes dështoi nga penalltia duke lëshuar mundësinë për një barazim.

Pas javës së gjashtë në Premier League, Manchester Utd bie në vend të katërt me 13 pikë dhe Aston Villa renditet në të dhjetin me 7 sosh, e cila shkaktojë senzacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat