Karakaçi: Nuk jemi ekip për kampion

Futboll

Karakaçi: Nuk jemi ekip për kampion

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:06
Karakaçi: Nuk jemi ekip për kampion

Abaz Karakaçi, mesfushori i skuadrës së Kastriotit, ishte golashënuesi i parë i këtij sezoni për ekipin krutan teksa i dha avantazhin skuadrës ë tij në ndeshjen që u mbyll me pas barazim 1-1 me Tiranën, për “Super Sport” ai tha pas duelit se skuadra duhej të kishte evituar gabimet që të merrte pikët e plota ndaj bardhebluve, duke ditur se do të jetë pjesë e një lufte të ashpër për mbijetesë.

“Ne e kishim përgatitur ndeshjen që vetëm humbja nuk do të na bënte punë. Ishim pranë fitores mendoj, po të kishim pak më shumë përgjegjësi, që lojtarët të konsolidohen e të marrin përgjegjësitë e veta.

Jemi ekip jo për kampion por për të mos rënë nga kategoria, nuk na falën këto gabime që bëjmë, por gjithsesi rezultati ishte pozitiv.

Mendoj se nga ndeshja në ndeshje ekipi do të fitojë besim e rritet se kemi lojtarë të mirë por pika na la me pasoja se u dëmtua kapiteni. Shpresojmë të mos ketë tërheqje, se ndeshjet tona janë të vështira e nuk kemi ndeshje të lehta”, tha Karakaçi pas sfidës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat