Lushtaku: Fajtori kryesor pse nuk realizuam dy gola ishte fusha

Futboll

Lushtaku: Fajtori kryesor pse nuk realizuam dy gola ishte fusha

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 18:02
Lushtaku: Fajtori kryesor pse nuk realizuam dy gola ishte fusha

Drenica ka barazuar në ndeshjen e xhiros së 6 ndaj Llapit.

Pas takimit, ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili ka ka kritikuar terrenin në Merdar pas ndeshjes ndaj Llapit.

“Besoj që ndeshjen e kemi nisur në mënyrën më të mirë pavarësisht terrenit që ka qenë i vështirë për t’u luajtur.

Fajtori kryesor pse nuk realizuam dy gola ishte fusha shumë e papërshtatshme.

Dalja e gabuar e portierit tonë ndikoi të pësojmë gol. Kjo mund t’i ndodhë secilit portier, por mendoj se në rast se nuk do të pësonim do të realizonim edhe dy gola.

Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mijë në këtë ndeshje”, deklaroi Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat