Sevilla triumfon

Futboll

Sevilla triumfon

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 21:44
Sevilla triumfon

Sevilla triumfon me rezultatin 2:0 ndaj Espanyol dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Reali i Madridit. Andaluzianët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe gjetën golin e avantazhit me anë të El Nesyri në minutën e 13’, ndërsa në të 25-ën shënuan edhe katalanët me anë të de Tomas, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë nisi mirë për Sevillan, por u komplikua në minutën e 66’, kur danezi Thomas Delaney u ndëshkua me karton të verdhë për një faull dhe më pas mori edhe të dytin për protesta, duke lënë andaluzianët me një lojtar më pak në minutat e mbetura.

Provoi gjithçka Espanyol për të shmangur humbjen, ndërsa Sevilla nga ana tjetër u tërhoq në mbrojtje të rezultatit dhe në minutën e 87’ zbriti në një kundërsulm të shpejtë, duke shënuar edhe golin e dytë me anë të Rafa Mir.

Më herët Valencia dhe Athletic Bilbao ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1 në “Mestalla” ku u luajt një pjesë e dytë e çmendur. Inaki Martinez kaloi në avantazh baskët në minutën e 69’, ndërsa në të 82-ën Valencia mbeti me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Maximiliano Gomez.

Megjithatë kur dukej se fitorja po shkonte për baskët, vendasit shënuan me Marcos Andre në minutën e 95-të dhe ia dolën të marrin një barazim dramatik, që vlen sa një fitore për mënyrën sesi erdhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat