Fati i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Levantes

Futboll

Fati i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Levantes

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 21:49
Fati i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Levantes

Talenti i ri i Barcelonës, Ansu Fati më në fund është rikuperuar nga lëndimi.

Ansu Fati është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për rreth dhjetë muaj me radhë.

Futbollisti ishte duke shkëlqyer në fillimin e edicionit të kaluar, por më pas u lëndua në fund të vitit 2020 dhe humbi tërë sezonin.

Megjithatë, pas një kohe të gjatë sulmuesi tashmë duket plotësisht i rikuperuar dhe i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës.

Rikthimin e lojtarit e konfirmoj vet Barcelona, përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, duke shkruar “Culers, jam gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat