Shaqiri 46 minuta, Lyoni barazon në shtëpi 

Futboll

Shaqiri 46 minuta, Lyoni barazon në shtëpi 

Nga: K.Goca Më: 25 shtator 2021 Në ora: 22:57
Shaqiri 46 minuta, Lyoni barazon në shtëpi 

Xherdan Shaqiri me Lyonin nuk arritën pikë të plota në përballje me Lorientin, duke luajtur baras me rezultat 1:1, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Parc Olympique" në Lyon. 

Futbollisti Shaqiri u paraqit 46 minuta dhe u zëvendësua nga Slimani. 

Emerson në minutën e 15-të ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Lyonin me një futbollist me pak plotë 75 minuta. 

Lauriente në minutën e 20-të kalon në epërsi Lorientin, por në pjesën e dytë (51') Ekambi barazon pas asistimit të Slimani.

Lorienti renditet në vend të katërt me 13 pikë pas 8 jave në kampionatin francez, ndërsa Lyoni është në të 7-tin me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat