Greenwood sërish jashtë përfaqësueses angleze

Futboll

Greenwood sërish jashtë përfaqësueses angleze

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:42
Greenwood sërish jashtë përfaqësueses angleze

Forma e mirë që po kalon Mason Greenwood me Manchester United, duke shënuar tre gola në 5 ndeshje në kampionat, kanë rënë në sy edhe të trajnerit të Anglisë Gary Southgate, megjithatë grumbullimi në përfaqësuesen e “tre luanëve” duket se nuk do të vijë as në muajin tetor.

Trajneri i Anglisë kishte vendosur të ftojë sulmuesin e talentuar në ekip plot 12 muaj pasi e përjashtoi për shkelje të rregullave anti-Covid në Islandë, ku bashkë me Phil Foden futën njerëz nga jashtë në hotelin ku ishte grumbulluar skuadra.

Megjithatë këtë herë pengesë është bërë trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, që ka telefonuar personalisht teknikun Southgate, për t’i kërkuar të lërë jashtë grumbullimit Greenwood, të paktën për eliminatoret e muajit tetor.

Solskjaer ka theksuar se për shkak të polemikave për aktivizimin e tij te Anglia, duhet që Greenwood të menaxhohet me kujdes dhe se nuk ka ardhur ende koha që ai t’u bashkohet sërish “tre luanëve”.

Trajneri Gary Southgate ka vendosur t’i plotësojë dëshirën norvegjezit Solskjaer, pasi do të lërë sërish jashtë sulmuesin edhe për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Hungarisë, ndërsa Greenwood mund të përqendrohet te “djajtë e kuq”, pasi për të nuk do të ketë ftesë as nga Anglia U21.

Vlen të theksohet se për sulmuesin ka lëvizur edhe përfaqësuesja e Xhamajkës, që kërkon ta bindë të ndërrojë përfaqësuese, por dëshira e vetë 20-vjeçarit është të luajë me Anglinë dhe Southgate nuk ka pse të shqetësohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat