Formacionet e mundshme të derbit të kryeqytetit të Italisë

Futboll

Formacionet e mundshme të derbit të kryeqytetit të Italisë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:41
Formacionet e mundshme të derbit të kryeqytetit të Italisë

Sot në orën 18:00 do të zhvillohet derbi mes Lacios dhe Romës. Ndeshje e ndjerë në kryeqytetin italian, sidomos për shkak edhe të pozicioneve që ndajnë të dyja skuadrat.

Mungesa e kapiten Pelegrinit i ka acaruar verdhekuqtë për mënyrën se si mesfushori u ndëshkua më kartonin e dytë të verdhë ndaj Udinezes. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, sepse në stol këto ekipe kanë dy trajnerë që është pak të thuash se urrehen.

Duke u hedhur një sy statistikave, kuptohet që përballja e fundit mes tyre është konsumuar më 20 tetor të vitit 2018 në stadiumin “Stamford Bridge”.

Sarri drejtonte Çelsin, ndërsa Murinjo ulej në stolin e Mançester Junajtidit. Portugezi vinte nga disa rezultate jo të mira të cilat do t’i shkaktonin shkarkimin disa javë pas asaj ndeshjeje, ndërsa Sarri do të drejtonte ekipin e tij drejt suksesit në Ligën e Europës.

Atë pasdite ndodhi gjithçka me londinezët që kaluan përpara me Rydigerin, një avantazh që do të anulohej nga dopieta e Marsialit. Ndeshja në fakt ishte shumë e bukur dhe barazimi përfundimtar vulosej në minutën e shtatë shtesë nga Ros Barklej. Teksa lojtarët ndaheshin mes sportivitet, Sarri dhe Murinjo i jepnin jetë një grindjeje e cila do të hynte në librat e historisë së futbollit britanikë.

Kjo, sepse pas golit të barazimit, Marko Iani, asistent i Sarrit, do të shkonte për të festuar pikërisht përpara Murinjos, i cili reagoi duke u ngritur nga stoli për të ndjekur pikërisht ndihmëstrajnerin rival. U desh ndërhyrja e personelit të sigurisë dhe disa futbollistëve për të qetësuar “Specialin”.

Edhe vetë Sarri mori masa duke detyruar asistentin e tij që t’i kërkonte falje Murinjos. Ky i fundit gjithashtu u tregua zotëri duke marrë përsipër një pjesë të fajit, teksa paqja tashmë mbretëron në raportin e tyre në distancë. Të paktën deri të dielën kur pas derbit mund të ketë të tjera shkëndija, duke ditur ngarkesën emocionale të një ndeshjeje si derbi i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat