Ronaldo dikton ushqimin te Manchester United

Futboll

Ronaldo dikton ushqimin te Manchester United

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:44
Ronaldo dikton ushqimin te Manchester United

Cristiano Ronaldo vazhdon të përflitet për shkak të dietës së tij. E rreptë dhe e ngurtë, siç dihet. Në mes të shtatorit ai u mor si shembull nga shokët e tij të skuadrës te Manchester United, të cilët, ashtu si ai, refuzuan ëmbëlsirën në darkën e së premtes. Një ditë, kur zakonisht lejohej një “lëshim” i vogël.

Të paktën për të lehtësuar tensionin dhe për t’i dhënë kënaqësi trupit dhe mendjes. Atë mbrëmje, asnjë nga bashkëlojtarët e portugezit nuk guxoi të gabonte. Sidoqoftë, tani kemi një kapitull të ri…

Sipas raporteve nga “The Sun”, në fakt, CR7 i ka rekomanduar një menu të re kuzhinierit të Manchester United. Jo vetëm për të, por për të gjithë lojtarët. Dhe mbi të gjitha, me pjatat e tij të preferuara! Para së gjithash, “Bacalhau”, një recetë portugeze e vlerësuar veçanërisht nga ish-lojtari i Juventusit. Është një përzierje e merlucit me patate dhe vezë, që shokët e tij nuk e pëlqejnë.

Në menu ka përfshirë edhe oktapodin, një pjatë që Ronaldo e përfshin rregullisht në rutinën e tij të të ngrënit.

“Cristiano Ronaldo është shumë i vëmendshëm ndaj proteinave. Feta proshute, vezë, avokado. Dhe kuzhinierët po përpiqen ta ndihmojnë atë”, – tha një burim pranë Manchester United për “The Sun”. A do të jetë në gjendje, edhe në këtë rast, të mbizotërojë shija e tij? Tani për tani, shokët nuk e miratojnë.

Dihet se Cristiano Ronaldo kujdeset shumë për rutinën e tij ushqimore, që i lejon atij të ketë një trup perfekt. CR7 zgjedh ushqime të shëndetshme, organike dhe natyrore si peshku, pula, viçi, vezët, avokado dhe orizi i zi.

Natyrisht, edhe perimet, sallatat, ushqimet e detit, proteinat, shumica e të cilave vijnë nga peshku, siç tregoi shefi i tij i kuzhinës në Torino, Giorgio Barone. Pa harruar vajin e kokosit, një element që bën gjithmonë ndryshimin në dietën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat