Demi: Për fitoren e parë pyesni Dajën

Futboll

Demi: Për fitoren e parë pyesni Dajën

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 13:36
Demi: Për fitoren e parë pyesni Dajën

Partizani mori një barazim “në frymën e fundit” ndaj Vllaznisë, në një ndeshje ku veçanërisht në pjesën e dytë dominoi kundërshtarin, ndërsa presidenti i “të kuqve”, Gazment Demi pranoi se priste fitoren, por ishte i kënaqur edhe me një pikë.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë, sidomos në pjesën e dytë, por presim të rritemi sërish nga java në javë. Ishim përgatitur të fitonim, megjithatë edhe një pikë nuk është keq, pasi dihej edhe forca e kundërshtarit”, deklaroi bosi i “të kuqve”.

Partizani nuk e ka marrë ende fitoren e parë në kampionat, megjithatë presidenti shmang komentin për situatën dhe deklaron se duhet pyetur trajneri, pasi i ka plotësuar atij të gjithë kushtet.

“Nuk e di kur do të vijë fitorja e parë në kampionat, për këtë duhet të pyesni trajnerin. Kemi lëvizur mirë në merkato dhe kemi plotësuar të gjithë kërkesat e trajnerit, ndaj tani presim rezultate. Unë nuk jam specialist të komentoj afrimet, por duket se kemi marrë lojtarë cilësorë”, deklaroi Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat