Koeman: Gjithçka do të varet nga qëndrimi ynë

Futboll

Koeman: Gjithçka do të varet nga qëndrimi ynë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 14:41
Koeman: Gjithçka do të varet nga qëndrimi ynë

Nesër, në “Estádio da Luz”, trajneri holandez do të jetë në gjendje të ulet përsëri në stolin blaugrana.

Ndeshja kundër Benfica është vendimtare, pasi Barcelona humbi 3-0 në xhiron e parë të fazës së grupeve të Champions-it, kundër Bayern Munich.

Në konferencën për shtyp, Ronald Koeman u shpreh: “Kundër Levantes ishim të përsosur në lojën pa top. Ne gjithmonë përpiqemi, por ka ndeshje në të cilat del më mirë ose më keq. Varet nga qëndrimi ynë dhe mënyra se si mund të bëjmë presion.

Unë nuk e di nëse Benfica është skuadra më e fortë aktualisht, por është një klub i fortë. Kam pasur përvojën ta kuptoj se sa e madhe është. Shpresoj të luajmë një ndeshje të bukur, në të cilën kemi nevojë për rezultat pozitiv. Të dyja ekipet kanë stilin e tyre. Mund të presim një lojë interesante. Mentaliteti portugez është sulmi”.

Siç pritej, “10” e re e Barçës, Ansu Fati, është thirrur nga trajneri për transfertën e Lisbonës dhe pritet që të ketë minuta: “Ansu ishte i lodhur dje, emocionalisht dukej mirë. Ne gjithashtu duhet të marrim parasysh se si mund të ndikojë çështja mentale. Ai është stërvitur pa probleme dhe do të përpiqemi t’i japim gjithnjë e më shumë minuta. Nuk mund t’ju them para secilës ndeshje se sa minuta që do t’i japim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat