Baliqi: Nuk e kemi dhënë maksimumin

Futboll

Baliqi: Nuk e kemi dhënë maksimumin

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 21:53
Baliqi: Nuk e kemi dhënë maksimumin

Është mbyllur edhe derbi lokal mes dy skuadrave mitrovicase.

KF Trepça ’89 ka arritur të triumfoi pastër kundër KF Trepçës me rezultatin e pastër, 2-0, raporton Sheshi.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Trepçës, Emin Baliqi, i cili tha lëndimet edhe kartonët po penalizojnë ekipin e tij.

“Nuk e kemi dhënë maksimumin pasi kemi shumë lëndime dhe kartonë të kuq dhe sot Trepça ’89 luajti më mirë dhe e fitoi ndeshjen.

Startin e kampionatit e kemi filluar mirë, por që tani na pezulluan lëndimet dhe pezullimet e disa futbollistëve për shkak të kartonëve” ka thënë Baliqi për ‘Art Sport’.

Trepça pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluar ka arritur t’i grumbulloi 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat