Mata mund të largohet nga Manchester Unitedi

Futboll

Mata mund të largohet nga Manchester Unitedi

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 21:58
Mata mund të largohet nga Manchester Unitedi

Mesfushori spanjoll mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga “Djajtë e Kuq” qysh në janar.

Juan Mata mund të largohet nga Manchester Unitedi gjatë janarit.Mesfushori spanjoll nuk po gjen hapësira në ekipin e Ole Gunnar Solskjaerit.

Dhe, veterani ofanziv dëshiron të luajë më shumë në vitet e fundit të karrierës.Për këtë, ai po e mendon largimin nga “Old Trafford”, sapo të hapet afati kalimtar i janarit.

Për këtë siguron mediumi “Manchester Evening News”.

Matas edhe ashtu do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq” gjatë verës që vjen dhe do të jetë lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat